Adelina Ismajli qan ne skene

Adelina Ismajli qan ne skene

Sikur të mos ekzistonte interneti, sigurisht që nuk do të mund ta besonim. Por e vërteta është pikërisht kjo, Adelina Ismaili, mbetet këngëtarja më e kërkuar dhe e pëlqyer, dhe këtë e kanë dëshmuar 24 vitet e saj në skenë, vite këto jo të lehta për Adelinën kur dihet në cilën kohë po jetonte populli shqiptar dhe se cili ishte mendimi i popujve tjerë për femrën shqiptare. Automatikisht kur përmendet femra shqiptare dhe revolucioni, është e pamundur që të mos dëgjojmë e lexojmë diçka për Adelinën. Kur një njeri merr guximin të ndryshojë me themel diçka që dikush më parë kishte frikë vetëm ta mendonte, atëherë edhe mundet të keqkuptohet nga dikush! Kur ke famë, ke miq dhe armiq. Femër e talentuar, rebele në skenë, ekstravagante, e buzëqeshur kudo (edhe pse di të jetë e egër sa s`ta merr mendja), artiste e kompletuar dhe mbi të gjitha njeri. Numri i koncerteve që Adelina Ismaili ka pas vetëm gjatë vitit 2008-2009 është vërtetë marramendës, por nuk do të befasoheshim shumë sikur të mos e dinim faktin se në çdo koncert kanë qenë mbi 1000 të pranishëm, aq sa vetëm Adelina siguron në mbrëmjet e saj. Edhe pse në çdo koncert Adelina Ismaili krijon spektakël të vërtetë, veçohet nata e 1 majit 2010 ku ajo performoi pas 5 viteve mungesë në diskotekën “Insomnia`” të Lozanës. Ata të cilët kanë qenë të pranishëm në këtë mbrëmje, janë emocionuar pafund nga atmosfera e krijuar atje. Brohoritjet dhe duartrokitjet disa minutëshe, përveçse “tronditën” diskotekën në fjalë, bënë që këngëtarja të qajë tri herë në skenë! Adelina as të flasë thuajse nuk mundi nga emocionet që kishte. Por, edhe ato fjalë që tha nuk u dëgjuan mirë nga duartrokitjet e publikut. Ishte diçka e paparë në ndonjë koncert shqiptar, sikur një uragan që trondit tokën. Ishte Adelina ajo që solli magjinë e vërtetë në Lozanë, magji kjo që dikotekës “Insomnia” i kishte munguar plot 5 vite. Momentalisht Adelina është duke përgatitur disa këngë të reja për stinën e verës, ndërsa është duke aranzhuar koncerte në Kosovë, Shqipëri dhe disa vende të tjera.