Benzema - Dua te qendroj te Reali

Benzema - Dua te qendroj te Reali

 

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka mohuar spekulimet se ai është i interesuar të transferohet te Manchester United.

Menaxheri i djajve të kuq, Sir Alex Ferguson, dëshiroi ta transferojë sulmuesin francez që gjatë verës së kaluar, por Real Madridi ishte më i shpejtë veprime. Por, pas një sezoni dëshpërues për Benzema, spekulimet për një kalim në kampionatin anglez sërish janë bërë të zëshme.

“Vitin tjetër do të shihni një Benzema tjetër. Jam i lumtur që jam këtu. Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaj për Real Madridin dhe është një kënaqësi e pafund. Dua të qëndroj këtu për gjithë jetën. Rrethanat për mua nuk kanë qenë më të lehtat, e pranoj. Kam kaluar tre muaj në hotel. Por tash gjithçka është rehatuar”, ka thënë Benzema.