Bleona qellon me shenj "NEW"

Bleona qellon me shenj "NEW"

Ngjyrë bronzi, flokët e lëshuar, një grim i zbehtë, me disa kilogram më pak, me një trup të tonifikuar e për t’u pasur zili, dhe ja një tjetër performancë e këngëtares Bleona Qerreti, që gjithmonë surprizon fansat e saj. Padyshim seksi dhe tërheqëse, Bleona Qerreti ka nxjerrë kështu setin e ri të fotografive në faqen e saj në internet. Këngëtarja, e cila kohët e fundit nuk ka promovuar ndonjë album të ri, shprehet se aktualisht është duke punuar për një album me këngë në gjuhë të huaj, pasi dhe synimi i saj kryesor është integrimi në rrjetin muzikor amerikan. Ndërsa tregohet e rezervuar për punën e tanishme me këngën, Bleona ka hedhur në rrjet disa foto të cilat e shfaqin këngëtaren të dobësuar. Ndërsa për të humbur vëmendjen nga kilogramët që ka hequr, Bleona ka vizituar edhe solarin për t’u dukur më ndryshe. Në fakt, këngëtarja herë pas here realizon fotografi për faqen e saj të internetit, duke i bërë kështu një marketing të mirë vetes së saj. Në faqen e këngëtares ju mund të dëgjoni edhe disa prej këngëve të reja të Bleonës në anglisht, të cilat do të jenë pjesë e albumit të ri të saj. Për sa i përket tregut shqiptar për momentin (që pas pjesëmarrjes në edicionin e 10-të të Festivalit “Kënga Magjike”, në vitin 2008), këngëtarja ka vendosur të bëjë një pushim për t’ju dedikuar planeve të saj të një hapësire më të madhe se vendi i saj, synim që Bleona ja ka vënë prej kohësh vetes.