Erioni, i klasifikuari i trete

Erioni, i klasifikuari i trete

Arbana u komunikon tre baorëve të mbetur se një prej tyre duhet të lërë shtëpinë e BB. Të tre finalistët duken edhe më të emocionuar sesa më parë. Ata qëndrojnë në ankth për vendimin e publikut. Arbana u komunikon se Erioni është finalisti i klasifikuar i treti. Erioni duket i mërzitur, por i detyruar për të lënë shtëpinë. Ai takohet me Domenikën dhe me mikun e tij në shtëpi, Mirin. Kur del, edhe Erioni ndal pranë pishinës, dhe befasohet edhe më shumë kur jashtë e mirëpresin shumë fansa të cilët brohorasin për të. Erioni duket i kënaqur nga kjo pritje, por gjithashtu thërret edhe “Forca Miri”. Sikurse Klodi, edhe Erioni nënshkruan emrin e tij në një nga yjet e përgatitur enkas për këtë rast. I emocionuar, niset drejt studios i shoqëruar me fishekzjarre. Në shtëpi, edhe Miri dhe Domenika dalin në obrr të kuriozuar nga zhurmat jashtë shtëpisë. Miri shprehet se u mërzit që doli Erioni, madje nëse do mundte, do ndërronte vendin me të.

Arbana e quan Erionin si “kazanova” nga raportet e krijuara me vajzat. Por, Ariani mendon se pikërisht nga këto raporte, Erioni mund të jetë i pëlqyer ose jo nga publiku. Sipas tij, nominimi e forcon një personazh, por ai është nominuar pak herë. Gjithashtu, Ariani mendon se një mundësi tjetër që e ka penalizuar Erionin mund të jetë lëkundja e tij, qoftë me vajzat, qoftë me banorët e tjerë.