Flori Mumajesi: Elvana Gjata më e mira !

Flori Mumajesi: Elvana Gjata më e mira !

Gjithçka ka nisur si një eksperiment, por rezultoi me shumë sukses. Pas bujës së madhe që bëri kënga “Play back” e kantautorit Flori Mumajesi, sidomos për mesazhin kritik që përçonte drejt pseudo-këngëtarëve, kënga u votua aq shumë sa e kualifikoi Florin të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Ballkanik të Këngës, që do të mbahet më 15 maj në Bullgari. Por këtu nuk përfundojnë të rejat e Florit. Nëse deri dje ai ka refuzuar çdo ftesë për koncerte, këtë vit ka vendosur të ndërrojë strategji.

A mund të na tregosh aktualisht për kë jeni duke punuar këngë të reja?

Aktualisht jam duke punuar për disa artistë: Aurela Gaçe, Çiljeta, Linda Halimi, Leonora Jakupi, Argjentina, Elvana Gjata dhe Flori.

Kënga “Playback” ishte një thumb për pseudo-këngëtarët, por, në anën tjetër mund të zvogëlonte punën si kompozitor. A ka ndikuar kjo këngë që këngëtarët të largohen nga studioja jote?

Jo, përkundrazi ajo këngë ishte një vitrinë shumë e mirë dhe më shërbeu më shumë se ç’mendoja. Në fakt, edhe për mua ishte pak eksperimentale, por shkoi mirë.

Muzika ka pësuar ndryshime dhe për fat të keq këto ndryshime e kanë larguar nga vlerat e mirëfillta. Cili është gjykimi yt në këtë mes?

Muzika shqiptare i ka vlerat e saj. Muzika moderne shqiptare është diçka tjetër. Këndohet shqip, është akoma e re, por në rrugë shumë të mirë (edhe pse jo gjithmonë), për t’u maturuar, bashkë me ndërthurjen e elementeve të reja edhe atyre autoktone që përdorim.

A ka ndodhur të pendoheni për ndonjërën nga këngët e deritanishme të publikuara?

Të jem penduar jo, por i pakënaqur po. Asnjëherë nuk kënaqem me finalen e një kënge, qoftë kjo e kënduar nga unë apo dikush tjetër.

Për cilën prej tyre ndihesh më shumë krenar, e cila të përfaqëson më shumë si artist?

Mua më ka përfaqësuar një emër, të cilin edhe artistët, edhe publiku e di dhe e njeh shumë mirë, pa dyshim, Elvana Gjata.

T’i kthehemi jetës së përditshme. Si jeton një artist si ju, a ka diçka të veçantë në jetën e tij, që nuk është e rëndomtë për të tjerët?

Unë kam një jetë brenda 4 muresh. Izolohem si vampir dhe punoj shumë natën… Ndonjëherë pimë birra me miq dhe shohim filma, gjithnjë në studio.

Cilat ftesa i refuzon që në start (e kemi fjalën për koncertet)?

Unë?! Të gjitha! Por këtë sezon nuk do jem kaq i prerë. Shhhhht, sekret….

Cila është marrëdhënia e Florit me Kosovën?

Shumë e mirë, ndonjëherë mendoj se më shumë njihem atje se këtu në Shqipëri.

Po vajzat që mund t’i rreken Florit, si i trajton ai ato?

Si princesha, kur e meritojnë kuptohet…

Çfarë çmon Flori tek një femër dhe njëherësh çfarë mund ta irritojë?

Çmoj besimin, irritohem nga gënjeshtrat.

Supozojmë se duke kompozuar mund të fitoni shumë, po si i shpenzoni paratë më shumë?

Ëndrra. Të them kur ta provoj…. nëse do ta kem mundësinë.

Për çfarë e kursen paranë e për çfarë e harxhon pa menduar dy herë?

Nuk kursej, harxhoj për qejf.

Kush është njeriu më i shtrenjtë në jetën e Florit?

Mamaja ime.

Cila është dita më e lumtur në jetën tënde?

Nuk e kam jetuar akoma.

Në fund, nëse mund të na thuash planet tuaja të afërta?

Çdo ditë është një ditë me plan, por aktiviteti më i afërt është në datën 15 në Bullgari dhe gjithashtu albumi i Elvanës.

Huazuar