Flori Mumajesi: “Playback” i kaloi parashikimet e mia

Flori Mumajesi: “Playback” i kaloi parashikimet e mia


Pasi mori cmimin “Kënga hit”, me “Playback”, këngë që zhurmoi për shkak të tematikës që ka që në momentin që u lancua, tashmë Flori Mumajesi përgatitet për një tjetër eveniment. Me të njëjtën këngë ai është përzgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në “Ndarjen e Cmimeve Ballkanike”, në datë 16 maj, në Sofje të Bullgarisë. “Playback i ka kaluar të gjitha parashikimet e mundshme që kisha menduar unë për të dhe jo vetëm të miat, por edhe të shumë prej kolegëve të mij. Vërtet pati një sukses të madh në Shqipëri, por tani i kaloi edhe kufijtë” shprehet Flori.