Gjumi i mirë , sekreti për jetëgjatsinë.

Gjumi i mirë , sekreti për jetëgjatsinë.

Sekreti i jetëgjatësisë ndoshta është më afër dhe më i mundshëm nga sa kishim menduar.

Sipas një grupi shkencëtarësh, elisiri i jetës së gjatë qëndron në sekretin e gjumit të qetë dhe të gjatë. Studimi amerikan është kryer me disa njerëz nga Kina, pasi ky është një nga popujt me jetëgjatësinë më të lartë në planet.

Rezultatet e këtij kërkimi janë publikuar në revistën “Sleep” ku janë analizuar të dhënat e sasisë së gjumit tek disa persona mbi moshën 65 vjecare. Studimi u udhëhoq nga Danan Gu i Portland State University në Oregon dhe në të kanë marrë pjesë 15 mijë persona, 2794 prej të cilëve mbi moshen 100 vjec.