Jetmiri fituesi i Big Brother

Dy finalistët e Big Brother, Miri dhe Domenika shkojnë me radhë në shtëpinë e vjetër pasi atje është përgatitur nga një surprizë për ta, klipet me momentet e tyre në këtë shtëpi dhe se si e komentojnë ata qëndrimin e tyre në BB. Më pas, për dy finalistët është rezervuar një tjetër surprizë e vecantë. Ata dalin jasht ku mahniten me fansat që kanë ardhur për ta. Ata i takojnë fansat që brohorasin emrat e tyre si fitues të mundshëm. Eno i fton që edhe ata të nënshkruajnë emrin e tyre në yjet përkatëse që janë krijuar për ta. për dy finalistët ka edhe një tjetër surprizë. Për festën e tyre ka ardhur DJ Tom Boxer e duke kënduar këngën “Morena” kërcejnë të gjithë sëbashku.

Arbana u thotë se tashmë ata duhet të dinë emrin e fituesit. Të dy qëndrojnë shumë në ankth. Publiku ka vendosur që fitues i këtij edicioni është JETMIRI. Miri lumturohet dhe tepër entuziast brohoret fort. ai mbulohet nga fansat e tij. Entuziazmi dhe gëzimi i Mirit shoqërohet me muzikë dhe fishekzjarre. Miri përshëndet Domenikën dhe Enon. Të dy nisen për në studio, kurse Eno futet në shtëpi për fikur dritat e shtëpisë së BB.