Klodi, i klasifikuari i katert

Klodi, i klasifikuari i katert

Arbana njofton banorët se tashmë ka ardhur momenti që të njëri prej finalistëve të lërë shtëpinë. Banorët duken në ankth dhe presin plot emocion vendimin e publikut. Arbana u komunikon se Klodi është i eleminuari i parë nga katër finalistët. Klodi ngrihet menjëherë dhe përshëndetet me banorët e ndahet me ta. Klodi, përpara se të dalë nga shtëpia, ndalet përpara pishinës ku shikon katër monitorë për finalistët e në monitorin e përgatitur për të, shfaqen disa momente të bukura nga qëndrimi i tij në shtëpi. Ai del nga shtëpia dhe emocionohet kur jashtë shikon një pritje të madhe nga publiku. Ai takohet me Enon i cili e fton që si finalist i këtij edicioni, të nënshkruajë në një mga yjet e vendosura në tapetin e kuq. Klodi nënshkruan e me duartrokitje niset për në studio.