Mërzia shkurton jetën

Mërzia shkurton jetën

Nga mërzia mund edhe të vdesësh, ky është një përfundim të cilin e kanë arritur disa kërkimtarë në Britaninë e Madhe pasi kanë marrë në pyetje persona të ndryshëm. Të jetosh i mërzitur ke 2 herë e gjysmë mundësi më të shumta të hasësh probleme kardiake sesa personat e tjerë. Ky studim u krye duke marrë në pyetje rreth 7 mijë persona të cilët ishin rreth moshës 35 – 55 vjeç gjatë viteve 1985 dhe 1988, të cilët u janë përgjigjur pyetjes se kur dhe sa ndiheshin të mërzitur. Po të njëjtët persona të cilët morën pjesë në këtë intervistë u përpoqën të kontaktoheshin në vitin 2009 dhe rezultoi se personat të cilët ishin përgjigjur pozitivisht për mërzinë kishin një mundësi me 40 për qind më të lartë që të ishin ndarë nga jeta në krahasim me pjesën tjetër