Meshkujt genjejne me shume se femrat

Meshkujt genjejne me shume se femrat

Një studim anglez përmbys bindjen e krijuar deri më tani. Sipas tij, meshkujt gënjejnë më shumë se femrat. Ndërkaq psikologët kanadezë kanë zbuluar se mes fëmijëve, ata që gënjejnë, e kanë inteligjencën më të zhvilluar.

E pranoj se po them të vërtetën, femrat janë më të sinqerta se meshkujt. Një sondazh i bërë nga “Science Museum” në Londër hedh dritë mbi botën e errët dhe misterioze të gënjeshtrave. Për më tepër, ndryshe nga sa mendohej, zbulon se femrat janë më të besueshme se meshkujt. Nga kërkimi i bërë në mbi 3 mijë persona doli se meshkujt thonë mesatarisht 3 gënjeshtra në ditë, e barabartë me 1092 të tilla në vit. Përkundrazi gratë ndalen në shifrën 728, duke e bërë këtë veprim jo më shumë se 2 herë në ditë. Për më tepër, pasi e kanë bërë, te 82 për qind e tyre rëndon ndjenja e fajit, shifër kjo që te meshkujt është 70 për qind. “Objekti” i preferuar për t’i thënë gënjeshtrat janë nënat. Një mashkull në katër dhe një femër në pesë pranojnë se ia fshehin rregullisht të vërtetën nënës. Këtë e vërteton edhe dhjetëshja e gënjeshtrave më të përdorura, ku në vend të parë për gratë dhe në vend të dytë për meshkujt qëndron shprehja: “Jam mirë, nuk ka asgjë”. Një frazë e thënë më tepër për siguri se sa për të gënjyer vërtet. Përballë temës tronditëse të thënies së gënjeshtrave ndaj partnerëve, të intervistuarit e deklarojnë veten të sinqertë 9 në 10 raste, pa diferenca mes burrave dhe grave. Këto të fundit mund të jenë më të sinqerta nëse marrin numrin e gënjeshtrave të thëna në një ditë, por besueshmëria e tyre minohet dukshëm nga pyetja e fundit e sondazhit, se cili nga dy sekset është më i aftë të fshehë të vërtetën. Këtu gratë fitojnë me shumë pak pikë. Por edhe pse gënjejnë më pak, gënjeshtrat e tyre janë zakonisht më të dëmshme dhe më të kamufluar mes së vërtetës. Ndërkaq, një tjetër studim kanadez tregon se fëmijët që gënjejnë janë ata që e kanë inteligjencën më të zhvilluar. Kërkimi i bërë nga psikologu Kang Lee, i cili drejton Institutin e Studimeve për Fëmijë në Universitetin e Torontos, i referohet fëmijëve të vegjël. Që në moshën 2-vjeçare, tregon Lee, një fëmijë në pesë është në gjendje të gënjejë. “Të mësuarit e të thënit të gënjeshtrave është një etapë e rëndësishme në procesin e zhvillimit konjektiv”, shprehet psikologu. Në fakt, truri duhet të kryejë dy veprime njëkohësisht: në fillim të vendosë mënjanë të vërtetën, pastaj ta zëvendësojë atë me një alternativë tjetër pasi ka manipuluar të dhënat e ambientit që e rrethon. “Fëmijët që mësojnë të thonë gënjeshtra herët, kanë më shumë mundësi që të kenë më shumë sukses në jetë”, përfundon kërkuesi. Në studimin e Torontos u përfshinë 1200 fëmijë nga mosha 2 në 16 vjeç. Pas eksperimenteve të bëra me fëmijët e këtyre grupmoshave, Lee arriti në përfundimin se nëse në moshën 2 vjeç përqindja e fëmijëve të aftë të gënjenin ishte 20 për qind, në moshën 3 vjeç ajo shkonte në 50 për qind, ndërsa në moshën 5 vjeç me 90 për qind. Piku i gënjeshtrave ishte nga mosha 7 deri në 12 vjeç për t’u rikthyer në shifrat 60 për qind në moshën 16-vjeçare. Parimi biblik thotë se nuk duhet të thuash gjëra të rreme. Ky “rregull” ekziston në fenë budiste për më shumë se 2500 vjet. Pra, feja bën dallim mes së vërtetës dhe së pavërtetës. Në gjuhën kineze gënjeshtra njihet si “zhi”. Në Kinë dhe Tajvan gënjeshtra shihet si përbërëse mes lidhjes logjike e diturisë. Ajo shihet si një ndërthurje e moralit dhe kreativitetit.

Gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve
Meshkujt gënjejnë femrat dhe e kundërta. Pjesa më e madhe e njerëzve janë dakord se pak “gënjeshtra” janë të nevojshme në lidhjen në çift, por nëse do kalohej kufiri, atëherë ato do të bëheshin të rrezikshme. Ka ndryshime të mëdha mes gënjeshtrave që përdorin meshkujt dhe femrat. Një studim tregon se kur femrat gënjejnë, ato fokusohen më tepër te gënjeshtrat që i bëjnë të tjerët të ndjehen mirë, si gënjeshtra klasike kur gruaja i thotë vjehrrës se darka ishte shumë e shijshme, edhe pse mezi e kishte kapërcyer. Ndërsa në zemrën e meshkujve ekziston më tepër egoja mashkullore. Meshkujt gënjejnë që të duken superiorë. Një nga gjërat për të cilën gënjehet më tepër është ajo që ka të bëjë me seksin. Edhe në këtë fushë, meshkujt gënjejnë shumë. Në vrullin e parë të dashurisë është normale që një mashkull të flasë tërë kohën për bukurinë e së dashurës. Femrat, kur dëgjojnë komplimentin: “Ti je më e mira!”, ndjehen të lumtura dhe të vlerësuara. Meshkujt e dinë dobësinë e tyre, kështu që këtë kompliment e kanë refren.

Gënjeshtra që përdoret më shpesh për ta bërë femrën të bjerë menjëherë në dashuri është: “Sigurisht që i pëlqej shoqet e tua!”. Një nga gjërat më të rëndësishme në jetën e femrave janë miket e saj më të mira. Një gënjeshtër që meshkujt përdorin shpesh. Pas pyetjes: si të duken shoqet e mia, ai përgjigjet: “Më pëlqyen” - edhe pse është e kundërta. Nuk dua të bëj seks, ajo që më intereson është të rri me ty, është një tjetër mashtrim i rafinuar mashkullor. Domethënë nuk do të isha këtu nëse nuk do të doja të bëja dashuri me ty. Objektivi është të qetësojë vajzën e gjorë dhe të mos e bëjë të ndihet një objekt seksual. Por domethënia e vërtetë e kësaj fraze është: do të gënjeja nëse do të thosha se nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja më vonë me ty, nuk do të isha këtu duke humbur kohë. Po ashtu do të telefonoj unë. Kjo është një nga gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve. Që nuk do ta bëjë është e sigurt, por për arsyet mund të diskutohet gjerë e gjatë: ndoshta nuk është plotësisht i bindur dhe dëshiron t’i japë vetes një mundësi, ndoshta nuk do të ta thotë në sy se nuk i je dukur interesante dhe se nuk do të ketë një herë të dytë. Mos prisni me shpresë dhe mbi të gjitha mos nisni të mendoni me vete: ndoshta nuk ka bateri, ndoshta e ka telefonin fikur, ndoshta është shumë i zënë me punë, nuk ka kohë, apo është i sëmurë.