Messi më 3 Maj në Tiranë.

Messi më 3 Maj në Tiranë.

Messi më 3 maj vjen në Tiranë.Edhe pse organizatorët ende heshtin dhe janë të rezervuar në qëndrimin e tyre, duke kërkuar që t’ua bëjnë më të bukur surprizën tifozëve shqiptarë, mësohet se “gjeniu” i futbollit, fituesi i çmimit të “Topit të Artë”, fituesi i trofeut “Futbollisti më i mirë i FIFA-s 2009”, ai që po çmend botën me “magjinë” në fushat e blerta, argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi më 3 maj do të jetë në Tiranë. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga agjentët e futbollistit.

Tashmë sportdashësit shqiptarë janë mësuar me “bëmat ekstravagante” të biznesmenit të njohur Rezart Taçi, presidentit të Grupit “Taçi Oil”. Sipas Alsatit, ai pasi bëri të mundur ardhjen e futbollistëve të Milanit dhe Realit në Tiranë, tani po përgatit edhe një surprizë të madhe për futbolldashësit në kryeqendrën shqiptare. Është ky një rast i mirë për gjithë ata tifozë të Barcelonës dhe veçanërisht tifozë të futbollit që e pëlqejnë lojën e argjentinasit Lionel Messi, që më 3 maj ta shohin nga afër idhullin e tyre/koha.