Pjepër, kundër stresit!

Pjepër, kundër stresit!

Këshilla “Hani pjepër që të luftoni stresin”, vjen nga shkenctarët francezë, të cilët i kanë provat për atë që thonë. Ata kanë zbuluar së fundmi disa enzima tek pjepri, që ndihmojnë dukshëm për të luftuar stresin.

Në studimin e botuar në “Nutrition Journal”, bëhet e ditur se enzima e ka emrin superoksid-dismutaza, e njohur për efektin antioksidues mbrojtës ndaj indeve të organizmit. Rezultatet nga studimi kanë treguar se të eksperimentuarit të cilëve iu ishin dhënë kapsula që përmbanin këtë enzimë, kishin shfaqur shumë më pak simptoma të stresit dhe të lodhjes, në krahasim me ata të cilët kishin marrë kapsula të tilla, por Placebo (kapsula të rreme).