Produktet e qumeshtit dhe kariesi te femijet.

Produktet e qumeshtit dhe kariesi te femijet.

Shkencëtarët japonezë kanë studiuar lidhjen ndërmjet konsumimit të produkteve të qumështit dhe shpeshtësisë së paraqitjes së kariesit te fëmijët.

Në studimin e publikuar në revistën Journal of dentistry, kanë marrë pjesë më shumë se 2.000 fëmijë me moshë tre vjeçare.

Në bazën e rezultateve të fituara, është zbuluar se fëmijët të cilët konsumojnë jogurt më shumë se katër herë në javë, kanë më pak karies në krahasim me fëmijët të cilët konsumojnë jogurt vetëm një herë në javë.

Ndërkohë, shkencëtarët nuk kanë arritur të gjejnë lidhshmëri ndërmjet konsumimit të djathit dhe qumështit dhe paraqitjes së kariesit.