SHBA: Punëtori i thjeshtë fitoi 258.5 mln $ në lotari

SHBA: Punëtori i thjeshtë fitoi 258.5 mln $ në lotari

 

Një shitës i marketit në Amerikë mësoi se do të pasurohet për 258.5 milionë dollarë amerikanë. Ai fitoi xhekpotin e lotarisë shtetërore Chris Shaw, shitësi i një marketi në Misuri të premten mësoi se kontoja e tij do të pasurohet me 258.5 milionë dollarë amerikanë. Fatlumi 29 vjecarë, fitoi xhek potin e lotarisë amerikane.

Shaw kishte blerë tiketën e lotarisë në vendin ku kishte qenë duke punuar për tre javë. Paratë e fitura për Shaë-në nënkupton një ardhmëri të ndritur për tre fëmijët e tij. Fatlumi Shaë mund të tërheq për një herë një shumë prej 125 milionëve, ku 6 milionë do të jenë të destinuara për taksat ndaj shtetit.

50 mijë dollarë do të destinohen për dyqanin që e kishte tiketën fituese. Ndryshe, shumë prej 258.5 milionë dollarëve amerikanë është jackpoti i dhjetë për nga sasia e shumës, dhënë nga lotaria shtetërore amerikane.