“Thriller” është zgjedhur si klipi më me ndikim i të gjitha kohërave

“Thriller” është zgjedhur si klipi më me ndikim i të gjitha kohërave

Video klipi i Michael Jackson i inçizuar për hitin e tij “Thriller”, është zgjedhur si klipi më me ndikim në historinë e muzikës pop.

Nga një sondazh që e organizoi rrjeti social “My Space”, u intervistuan më shumë se një mijë fansa të muzikës, të cilët patën mundësi të zgjedhin ndërmjet 2o video klipeve, që ishin rekomanduar nga kritikët profesional te kësaj lëmie, transmeton Shqipmedia.

“Thriller”, për të cilin thuhet se e ka rrëzuar kufirin mes muzikës dhe filmit, mori 15,2 për qind të votave, përpara “Here it goes again”, hitit të grupit OK Go, që për herë të parë u lansua në internet në vitin 2006.

Kënga e Britney Spears “Baby one more time”, ishte e treta dhe në pozitën e katërt u gjet spoti pjesërisht i animuar “Take on me” nga grupi A-Ha .