VIDEO: Përderisa është duke u operuar në tru, pacienti i bie violinës !

VIDEO: Përderisa është duke u operuar në tru, pacienti i bie violinës !

Në SHBA, është realizuar një operacion i jashtëzakonshëm në trurin e një muzikanti, të cilit i ishte kërkuar nga mjekët që gjatë operacionit ai ti bjerë violinës, në mënyrë që të jenë më të sigurtë se nuk janë duke i’a dëmtuar trurin dhe nuk shkon asgjë gabim me operacionin.

Pacienti Roger Frish, vuante nga një lloj çregullimi neurologjik, që shkaktonte dridhje të pakontrolluar të njëres dorë dhe pasi ishte identifikuar diagnoza, nga mjekët u vendos që ky lloj operacioni patjetër duhet të realizohet me trurin e hapur të pacientit.

Operacioni kaloi me sukses dhe videoja nga ky “koncert i improvizuar”, është më se mbreslënëse.