10 genjeshtrat me te shpeshta te meshkujve

10 genjeshtrat me te shpeshta te meshkujve

Meshkujt gënjejnë për diçka mesatarisht gjashtë herë në ditë. Një specialist i njohur lidhjeve John Amodeo shpjegon 10 gënjeshtrat më shpeshta që burrat ua thonë të dashurave të tyre ose bashkëshorteve, dhe pse ata detyron të gënjejnë. Shpesh femrat ankohen se meshkujt gënjejnë shumë dhe durojnë shumë pak. Edhe pse është e vërtetë shprehja se partnerit nuk i duhet treguar gjithçka, studiuesit kanë arritur të evidentojnë dhjetë gënjeshtrat më të përdorshme nga meshkujt, ato që do të vinin në alarm çdo grua, përveç atyre që kur dashurohen humbin arsyen dhe arrijnë të “hanë” gjithçka. Le t‘i zbulojmë së bashku dhe të mos harrojmë se ndonjëherë janë ato që na nxjerrin nga situata, por jo gjithmonë.

Gënjeshtra numër 10: Kam ngecur në trafik

“Ai mendon se është më e lehtë të thuash këtë gënjeshtër, sesa të përpiqet të shpjegojë arsyen e vërtetë pse është vonë”, thotë John Amodeo, autori i librit “Zemra autentike”. “Mos harroni-thotë ai, meshkujt nuk janë aq të mirë sa femrat për të komunikuar”. Dhe më e bukura është se burri do ta thotë këtë gënjeshtër, edhe nëse ai do të kishte një arsyetim më se legjitim për vonesë. Edhe pse është një gënjeshtër e vogël, mos pranoni tua hedhë, se në fund të fundit mbetet sërish një gënjeshtër.

Gënjeshtra numër 9: “Ajo nuk ishte e shtrenjtë”

“Burrat janë si lodrat, dhe ata nuk dëshirojnë mosaprovimin tuaj për diçka, edhe nëse ju nuk ndani një llogari bankare me të”, thotë Amadeo. Ai mund të gënjejë, për të provuar se ai është i përgjegjshëm me paratë, thotë Barton Goldsmith, autor i librit “Emotional Fitness for Intimacy”. “Ai nuk dëshiron të mendojë që ju i mbani një pjesë të fondeve poshtë vijës së lejueshme, dhe ai mund t’i prishë të tërë lekët për të blerë gjërat të tipit si një TV plazma”.

Gënjeshtra numër 8: “Unë jam në rrugën time”

Djemve zakonisht nuk para u pëlqen kur ju parashikoni që ai t’ju takojë në ndonjë ngjarje dhe ata nuk dëshirojnë që ju ta ndiqni. Gjithashtu ata nuk pëlqejnë takimin me familjen tënde. Duhet të mos harroni se ai nuk mund të refuzojë pa marrë parasysh zemërimin tuaj. Ndaj duhet t’i ushtroni atij presion të lehtë që mos t’iu gënjejë për të refuzuar takimet.

Gënjeshtra numër 7: “Unë nuk kam pirë shumë”

Kjo gënjeshtër mund të kthehet në një problem serioz, dhe jemi duke folur për lidhjen tuaj. Nëse ai thotë shpesh se e ka problem çështjen e alkoolit, ju duhet të flisni me të se sa e përqendruar jeni ju në këtë çështje, dhe t’i flisni atij butësisht. Dhe bisedat duhet t’i bëni kur ai të jetë i qetë.

Gënjeshtra numër 6: “Më fal, nuk e pashë telefonatën tënde”
Gënjeshtra numër 5: “Nuk kisha bateri” dhe
Gënjeshtra numër 4: “Nuk kisha sinjal”
Këto tre gënjeshtra do të thonë të njëjtën gjë: ata e kanë parë telefonatë tënde. Po pse gënjejnë? “djemtë shpesh kanë frikë tua thonë në sy të vërtetën, sepse ata kanë nevojë të kalojnë disa kohë edhe vetëm”, thotë Amodeo”. Ju duhet ta lini të vetëm duke mbajtur mbi të një kontroll të lehtë dhe lëreni atë që ta marrë malli për ty.

Gënjeshtra numër 3: “Jo, fundshpina juaj nuk duket dhe aq e madhe”

Shikoni, në qofte se ju e mbysni atë me pyetje që vendin e parë, ai do të detyrohet të të gënjejë. “Çdo mashkull ka një shok, thotë ai, unë njëherë iu përgjigja gabimisht pyetjes së saj, dhe e dashura ime nuk dëshiroi të bëjë seks për një vit”, thotë Goldsmith. Nuk ka përgjigje të sigurta, dhe ai për të mos rrezikuar do t’iu gënjejë për përmasat tuaja. Doni një këshillë të ndershme: Më mirë pyesni një nga shoqet e tuaja.

Gënjeshtra numër 2. “Kjo është birra ime e fundit”

Ekspertët tanë thonë se kur ju e merrni në telefon dhe ai iu përgjigjet kështu, ai iu gënjen, sepse ai nuk do të çohet nga tavolina, pasi dëshiron të harxhojë më shumë kohë me miqtë e tij. Dhe e bukura është, se edhe ai nëse ai jua thotë tre herë brenda një nate, çdo herë ai e beson atë që thotë.

Gënjeshtra numër 1. “Asgjë s’po shkon keq, unë jam mirë”

52 për qind e meshkujve ua kanë thënë të dashurave të tyre këtë gënjeshtër. Duke iu referuar ekspertëve, ata e thonë këtë për të evituar dramat dhe për të mbrojtur krenarinë mashkullore. Meshkujt e dinë se ata nuk janë të mirë në artikulimin e asaj se çfarë ndjejnë dhe ata e kanë më të lehtë t’ju thonë juve këtë frazë. Pra, është më e lehtë për ata t’ju mbajnë juve në këtë situatë, prandaj jepini atyre dy ditë kohë, dhe më pas pyeti sërish nëse ai është ende i zhgënjyer. Pastaj ai mund t’ju thotë të vërtetën.

Ja dhe disa nga gënjeshtrat kur është ende fillimi

-Do të të telefonoj unë

Kjo është një nga gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve. Që nuk do ta bëjë është e sigurt, por për arsyet mund të diskutohet gjerë e gjatë: Ndoshta nuk është plotësisht i bindur dhe dëshiron t‘i japë vetes një mundësi, ndoshta nuk do të ta thotë në sy se nuk i je dukur interesante dhe se nuk do të ketë një herë të dytë. Mos prisni me shpresë dhe mbi të gjitha mos nisni të mendoni me vete: Ndoshta nuk ka bateri, ndoshta e ka telefonin fikur, ndoshta është shumë i zënë me punë, nuk ka kohë, apo është i sëmurë.

-Nuk dua të bëj seks, ajo që më intereson është të rri me ty.

Domethënë nuk do të isha këtu nëse nuk do të doja të bëja dashuri me ty. Objektivi është të qetësojë vajzën e gjorë dhe të mos e bëjë të ndihet një objekt seksual. Por domethënia e vërtetë e kësaj fraze është: Do të gënjeja nëse do të thosha se nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja më vonë me ty, nuk do të isha këtu duke humbur kohë.

-Nuk do t‘ia tregoj filmimin tonë askujt

Domethënia: Sigurisht që nuk dua t‘ua tregoj filmimin të gjithëve, vetëm miqve të mi më të mirë. Mes të tjerash, të xhirosh një film hard me një djalë dhe ta lësh që të jetë ai që ta ruajë, është garancia më e mirë se do të kthehet në mënyrë shantazhi. Mund të jetë një mënyrë e mirë për t‘ua treguar jo vetëm ju, por pas ndarjes, familjes apo të dashurit tuaj të ri.

-Me ty kam provuar kënaqësi të jashtëzakonshme në krevat

D.m.th: nuk je keq. Me kusht që të mos ketë qenë hera e tij e parë dhe të ketë probleme serioze me kujtesën, një mashkull nuk mund të kujtojë detajet e të gjitha herëve që ka bërë seks. Ndoshta po jua thotë me shpresën që edhe ju të thoni të njëjtën gjë duke vënë në dukje zotësinë e tij, ose ndoshta ka qenë tërësisht bujar në gjykimin e tij.

-Të dua

Domethënë më pëlqen shumë dhe të kam xhan. Zakonisht, kjo thuhet pas asaj që femra ju ka thënë më parë. Atij i pëlqen shumë të rrijë me të, d.m.th të shkojë në shtrat dhe nëse sintonia emotive është e fortë ai ndihet thuajse i detyruar t‘i përgjigjet ndjenjës së saj nga frika se mos e humb.

-Nuk jam i martuar

Do të thotë nuk kam një lidhje serioze me time shoqe. Tradhtia dhe gënjeshtra shkojnë përkrah. Një numër i madh meshkujsh edhe pse të martuar dhe me familje, sillen si beqarë sapo ju jepet rasti i parë. E vështirë është të gënjesh kur në shtëpi ke një grua të padurueshme. Nëse keni edhe më të voglin dyshim se ka një lidhje tjetër apo është i martuar, çojeni punën deri në fund për ta demaskuar.

-Nuk është faji yt, është i mi

Domethënë është faji yt, por nuk mund ta them. Ankthi më i keq i një djali është marrja e përgjegjësive të ndarjes dhe lotët e vajzës në këtë moment. Mund t‘i thotë gjithçka për të mos e parë duke qarë. Një tjetër variant: Je shumë e mirë për mua, nuk të meritoj.

-Nuk ia kisha thënë askujt më parë

Domethënë deri tani nuk ta kisha thënë. Nuk është e zakonshme që një djalosh t‘u bëjë të njëjtat biseda vajzave me të cilat ka dalë, sidomos nëse është i sigurt që ka goditur në shenjë.

-I adhuroj prindërit e tu

Domethënë unë do përpiqem të shkoj mirë me prindërit e tu që ti i do shumë. Nëse ai është i zgjuar e di që një vajzë e lidhur me prindërit do të mendohet gjatë për t‘u lidhur me dikë që nuk i ka qejf prindërit e saj, kjo sepse ka nevojë për aprovimin e tyre.

-Nuk kam qenë kurrë i lidhur me atë vajzë

Kjo do të thotë po kam qenë i lidhur, por nuk mund ta them se ti do bëheshe si histerike. Është rasti klasik kur ajo që pyet nuk mund të dëgjojë një përgjigje të sinqertë, por një përgjigje ngushëlluese. Kështu që ai gënjen për të parandaluar pyetjet dhe hollësitë që do të vijnë më vonë; si nisi lidhja, ku u njohët, kush ju prezantoi sa kohë ndenjët bashkë, pse çfarë ka ajo më shumë se unë, çfarë të ka pëlqyer tek ajo, të pëlqen akoma etj.