20 fakte qe nuk i dinit per kohen

20 fakte qe nuk i dinit per kohen

1. “Koha eshte iluzion. Koha e drekes jo”, ben shaka Douglas Adams ne dokumentarin “Galaktika”. Megjithate shkencetareve nuk u vjen per te qeshur. Disa teori te reja spekulative te fizikes sugjerojne se koha lind nga nje realitet me i thelle dhe i perjetshem.

2. Tentoni ta shpjegoni kete kur shkoni ne pune vone. Nje udhetar mesatar amerikan humbet 38 ore ne vit per shkak te vonesave te trenave.

3. E dini pse duhet ta nderroni oren ne mars? Nderrimi i ores per te kursyer kohen nisi si shaka nga Benjamin Franklin, qe propozoi qe njerezit te ngriheshin me heret ne mengjeset e veres, qe te punonin me shume gjate dites dhe keshtu te kursenin qirinjte. Ne Mbreterine e Bashkuar u zbatua ne vitin 1917 dhe me pas u perhap ne te gjithe boten.

4. Ditet e gjelbra. Departamenti i Energjise ka percaktuar se kerkesa per elektricitet bie me 0.5 per qind gjate diteve me oren e nderruar. Kjo eshte ekuivalentja e gati 3 milion fuçive me nafte.

5. Duke vezhguar se sa shpejt arketaret e bankave mblidhnin monedha, kembesoret ecen, punonjesit e postes folen, psikologet percaktuan se tre qytetet me hapin me te shpejte jane Bostoni, Buffalo dhe Nju Jorku.

6. Po tre me te ngadaltat? Shreveport, Sacramento dhe Los Anxhelos.

7. Nje sekonde me pare percaktohej si 1/86400 e gjatesise se dites. Megjithate, rrotullim i Tokes nuk eshte shume i besueshem. Ferkimi i batices nga dielli dhe hena e ngadaleson planetin dhe rrit gjatesine e nje dite me 3 milisekonde per shekull.

8. Kjo do te thote se ne kohen e dinozaureve, dita ishte 23 ore e gjate.

9. Edhe moti e ndryshon diten. Gjate ngjarjeve “El Nino”, era e forte e ngadaleson rrotullimin e Tokes me nje fraksion te nje milisekonde çdo 24 ore.

10. Teknologjia moderne e ben edhe me mire kete pune. Ne vitin 1972, nje rrjet oresh atomike ne me shume se 50 shtete u be autoriteti final i ores. Ato u ben aq te sakta, sa duhen 31.7 milion vite per te humbur nje sekonde.

11. Per ta mbajtur oren te sinkronizuar me rrotullimin e ngadalte te Tokes, “nje sekonde me teper” shtohet nje here ne disa vite. Kohet e fundit kjo ndodhi ne pragun e Vitit te Ri te kaluar.

12. Ora me e sakte ne bote, ne Institutin Kombetar te Standarteve dhe Teknologjise ne Kolorado, mat vibrimet e nje atomi te vetem zhive. Ne nje miliarde vite ajo nuk do te humbase as nje sekonde.

13. Deri ne vitin 1800, çdo fshat jetonte ne zonen e tij te kohes, me oren e sinkronizuar sipas henes lokale.

14. Kjo shkaktoi telashe me oraret e trenave. Per disa kohe, u shpiken ora qe tregonin oren vendase dhe oren e trenave.

15. Ne 18 nentor te vitit 1883, kompanite hekurudhore amerikane kerkuan perdorimin e nje ore te vetme te standardizuar.

16. Fakti qe kompanite hekurudhore kerkonin qe oret ne vende te ndryshme te ishin te sinkronizuara, mund te kete frymezuar Ajnshtajnin te zhvillonte teorine e tij te relativitetit, qe unifikon hapesiren dhe kohen.

17. Ajnshtajni tregoi se graviteti e ben oren te levize me ngadale. Prandaj pasagjeret e avioneve, qe fluturojne aty ku terheqja e Tokes eshte me e dobet, plaken me pak nanosekonda ne secilin fluturim.

18. Sipas teorise te kuantit, momenti me i shkurter i kohes qe ekziston njihet si ora “Planck” ose 0.0000000000000000000000000000000000000000001 sekonde.

19. Koha mund te mos kete ekzistuar gjithmone. Shume shkencetare thone se eshte krijuar me pjesen tjeter te universit.

20. Koha mund te kete fund, por edhe mund te mos kete. Hapesira eshte e pafund, po keshtu edhe perjetesia ashtu eshte.