Njeriu më i pafat në botë sërish në spital

Njeriu më i pafat në botë sërish në spital

Pesëdhjetë e tetë vjeçari Mik Vilari, i cili është shpallur njeriu më i pafat në botë, sërish përfundoi në spital, për shkak se një ekskavator ia yuri këmbët.

Vilari doemos do të duhet gjashtë muajt e ardhshëm t’i kalojë në spital që të shërohet nga lëndimi i fundit.

Ngjarja ndodhi kur makina ndërtimore po lëvizte vetë, për shkak se nuk ishte frenuar.

Para dy vitesh ai i theu dy nyjet e këmbës, kur u rrëzua rastësisht duke shkelur në patate.