Te vertetat ne udhetimin e "Apollo 11"

Te vertetat ne udhetimin e "Apollo 11"

Teoricienët konspirativë vënë në dyshim dhe uljen e Neil Armstrong në Hënë. Skeptikët dhe të pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnë se qeveria amerikane, në përpjekje për t’ia kaluar rusëve në garën hapësinore e ka falsifikuar uljen në Hënë. Sipas teorisë së famshme konspirative thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kanë kryer misionin e tyre hënor në një vendxhirim sekret, ose në kodrat e Hollivudit, ose në zonën 51. Ulja e parë në Hënë më vitin 1969 ishte një prej ngjarjeve më të mëdha të shekullit të kaluar. Ndërkohë që kjo ngjarje shënoi një hap gjigand për njeriun në hapësirë edhe zhvillimet në tokë dhe shoqëri po ndryshonin me shpejtësi të madhe. Një hap i shkurtër për astronautët por një kapërcim gjigand për njeriun. Këtu e 40 vjet më parë, me 20 korrik 1969, njeriu zbriti në hënë duke lenë gjurmët e para njerëzore në sipërfaqen e saj. Neil Armstrong, Edward Aldrin dhe Michael Collins sollën në realitet një ëndërr të shumpritur njerëzore. Armstrong ishte i pari që shkeli në sipërfaqen e hënës i ndjekur nga Buzz Aldrin 18 minuta më vonë. Ulja në hënë shënoi fitoren amerikane në garën për në hapsirë gjatë Luftës së Ftohtë. Gara filloi në vitin 1957 kur Bashkimi Sovjetik lëshoi anijen Sputnik One.Kjo nxiti premtimin e presidentit John F. Kennedy për dërgimin e njeriut në hënë deri në fund të viteve 1960-të. Dhe kjo u bë. Armstrong, Aldrin dhe Michael Collins u zgjohën për udhëtimin në hapsirë. Një udhëtim i rrezikshëm që mund t’i fuste ata në histori mund tu kushtonte atyre edhe jetët. Në krye të Saturn Five, anija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë, astronautët u nisën drejt hapsirës. Pas katër ditësh udhëtimi dhe disa miliona kilometrash, Collins ju soll hënës përqark. Aldrin dhe Armstrong zbritën në sipërfaqen e hënes me një sondë të quajtur “Eagle” shqiponja.Sapo mbërritën në hënë, Armstrong dhe Aldrin shijuan gravitetin e planetit duke ecur në sipërfaqe. E gjithë kjo u ndoq nga një milion njerëz në ekranet bardh e zi të televizionit. Dough Millard është me Muzeumin e Shkencës dhe Teknologjisë Hapsinore. “Njerëzia ishte tejet e entuziasmuar sepse kishte vite që flitej për këtë. Ishte një arritje e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme”. Por, ekziston njw kundër-teori qw kjo ulje mund tw mos ketë ndodhur kurrë. Kanë kaluar dekada që kur Neil Armstrong hodhi “hapin e tij të madh për njerëzimit”, nëse kjo ka ndodhur. Skeptikët dhe të pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnë se qeveria amerikane, në përpjekje për t’ia kaluar rusëve në garën hapësinore e ka falsifikuar uljen në Hënë.

Disa teori konspirative të famshme

Zona 51 dhe Alienët
Pasuesit e teorive konspirative besojnë se në Zonën 51, një bazë ushtarake e “Air Force” në Nevada, gjenden rrënojat e një anijeje aliene. Sipas teorisë konspirative, shkencëtarët e qeverisë riprodhojnë teknologjinë e avancuar të alienëve. Kjo teori është ushqyer më shumë nga deklaratat e shumta të njerëzve në këtë zonë që pretendojnë të kenë parë UFO, apo dëshmia e një koloneli në pension të ushtrisë, i cili thotë se ka pasur akses ndaj materialeve jashtëtokësore. Të tjerë, besojnë se qeveria studion udhëtimin në kohë në Zonën 51.

Paul McCartney ka vdekur
Sipas një teorie konspirative, kur mbretëresha Elizabetë i dha titullin e fisnikërisë Paul McCarntney-t, në vitin 1997, në fakt nuk ishte ai, por dikush që i ngjan dhe jeton në vend të tij. “Paul ka vdekur” është një legjendë urbane, sipas së cilës Paul McCartney ka vdekur në një aksident automobilistik në vitin 1966 dhe është zëvendësuar nga një sozi me zë të ngjashëm. Sipas atyre që e besojnë këtë teori, të dhënat për një fakt të tillë gjenden në vargjet e errëta të këngëve dhe imazhet e dyfishta në kopertinat e albumeve. Më e njohura prej tyre është kopertina ku Paul është i vetmi që ecën zbathur dhe pak jashtë rreshtit.

Shoqëritë sekrete kontrollojnë botën
Nëse do të ishit anëtar i elitës globale do e dinit tashmë këtë: Bota udhëhiqet nga një grup i vogël i fuqishëm dhe sekret. Shumë prej njerëzve të thjeshtë kanë dëgjuar se në vitin 2004, të dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë ishin anëtarë të shoqërisë sekrete “Skull and Bontes”, shumë prej anëtarëve të së cilës janë ngjitur në rangje të larta. Por kjo shoqëri është diçka e vogël, krahasuar me shoqëritë sekrete misterioze që thuhet se kontrollojnë gjithë botën. Sipas teorive konspirative, më e fuqishmja nga këto shoqëri është “Illuminati”, një sekt që thuhet se kontrollon botën.

Ulja në hënë s’ka ndodhur
Kanë kaluar dekada që kur Neil Armstrong hodhi “hapin e tij të madh për njerëzimit”, nëse kjo ka ndodhur. Skeptikët dhe të pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnë se qeveria amerikane, në përpjekje për t’ia kaluar rusëve në garën hapësinore e ka falsifikuar uljen në Hënë.

Yjet
Teoria konspirative: Fotot e bëra nga sipërfaqja e hënës shfaqin një qiell të zi, por hapësira është plot yje. Ku janë ata?
Kundërteoria: Yjet janë aty, thjesht janë shumë të zbehtë. Panorama hënore ndriçohet nga dielli dhe aty shfaqen fotot e astronautëve me kostume të bardha. Ndaj është normale që yjet të mos duken.

Flamuri
Teoria konspirative: Pse shfaqet flamuri amerikan duke u valëvitur në erë ndërkohë që astronautët janë në vakum?
Kundërteoria: Flamuri kishte një shkop deri në fund në mënyrë që të dukej në formën e duhur në fotografi. Astronautët nuk e tendosën atë deri në fund dhe e lanë me pala.

Rripi Van Allen
Teoria konspirative: Pse nuk vdiqën astronautët nga fushat magnetike përreth tokës?
Kundërteoria: Rrezatimi në rripat Van Allen është aq i fortë sa të të vrasë vetëm po të sorollatesh për një kohë të gjatë atje. Astronautët u vërdallosën aty vetëm për një orë.

Hijet
Teoria konspirative: Hijet bien ndryshe nga sa presim ne por ky nuk është planeti ynë dhe gjërat duhet të jenë ndryshe. Duket sikur hija aty tregon për një burim drite që është dielli.
Kundërteoria: Hijet nuk janë paralele. Kjo tregon për një burim drite më shumë.

Nxehtësia
Teoria konspirative: Temperatura e sipërfaqes së hënës arrin në 280 gradë fahrenheit. Asgjë nuk funksionon në atë temperaturë dhe filmi do ishte shkrirë.
Kundërteoria: Filmi ishte në shporta mbrojtëse dhe astronautët ishin veshur me rroba që i rezistonin temperaturave të larta.

Gjurmët e këmbëve
Teoria konspirative: Gjurmët që janë bërë në hënë kërkojnë lagështirë që të duken.
Kundërteoria: Ekziston dhe pudra talk, e cila s’ka nevojë për lagështirë që të ruajë gjurmët dhe madje i ngjan shumë dheut në hënë.

Meteorët
Teoria konspirative: Hapësira është e mbushur me meteorë të vegjël që do ishin përplasur me anijen dhe do e kishin bërë copa copa.
Kundërteoria: Ka miliona meteorë, por hapësira është një vend i madh ndaj dendësia është e ulur dhe mundësia për të kaluar pranë tyre pa shqetësim është shumë e madhe.

Krateri
Teoria konspirative: Kur moduli hënor u ul do kishte një krater.
Kundërteoria: Shumë ngadalësohen kur frenojnë makinën – kështu bëri dhe moduli hënor. Ai u ul shumë lehtë dhe goditja e raketës u shpërbë në një vakum.

Kameramani
Teoria konspirative: Si ka mundësi që ka filmim të astronautëve që largohen nga hëna? Kush i ka filmuar?
Kundërteoria: Ishte një kamera e vendosur në të majtë mbi sipërfaqen e hënës dhe e kontrolluar nga toka.

Te vertetat ne udhetimin e "Apollo 11"

Te vertetat ne udhetimin e "Apollo 11"

Datum: 08.05.2010 | Autor: admin

Name - Shkruaj Emrin
Betreff - SHkruaj TEMEN
Pastaj shkruaj rreth temes dhe kliko SENDEN

Neuer Beitrag