Zëri e zbulon karakterin

Zëri e zbulon karakterin

Nëse një njeri flet me zë të ashpër, sipas gjitha gjasave edhe karakteri i tij është i ashpër, pohojnë hulumtuesit. Ata pretendojnë se edhe forca fizike e një mashkulli, mund të konstatohet nëpërmjet zërit të tij.
Mjafton të ndëgjojmë disa tinguj të zërit të dikujt për të patur një pasqyrë të përafërt për karakterin e poseduesit të atij zëri.
Kjo ishte edhe mënyra se si u realizua ky hulumtim, me anë të të cilit është vërejtur se zëri dhe pamja fizike, mund të zbulojë karakterin e atij njeriu.
“Në zërin e njeriut mund të perceptojmë gjurmë që shfaqen shumë më tepër se ç’presim realisht, që na ndihmojnë ta deshifrojmë karakterin e tij.
Zëri mund të zbulojë se për çfar buri bëhet fjalë – i fortë apo i dobët”, tha mjeku Aron Shell i cili e udhëhoqi hulumtimin.