14 muajshi qe eshte me i gjat se i ema

Amanda Moore, britanikja 25-vjeçare, është aq e vogël, sa që ia ka kaluar edhe i biri i lindur vitin e kaluar. Ajo është nëna më e vogël e Britnisë së Madhe, me 93 centimetra gjatësi. Është aq e vogël, sa që i biri i saj Aidan, edhe pse vetëm 14 muajsh, është më i gjatë se ajo. Amanda Moore, 25-vjeçarja nga Hinkley (zone afer Coventry), vuan nga një sëmundje e rrallë rritjeje që i ka ndaluar rritjen fizike që në një moshë të vogël. “Aidan po rritet shumë shpejt – ka deklaruar Amanda – e dija që do të bëhej më i gjatë se unë, por s’e mendoja kaq shpejt. Ai është vetëm 14 muajsh. Megjithatë do të mbetet gjithmonë vogëlushi im, edhe pse shpejt do të më duhet t’i them të mos tregohet shumë superior ndaj të ëmës…”.